Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është̈ përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje të mos votohet Nisma.

Limaj ka thënë se Enver Hoxhaj është mësu me i pas gjithmonë të gatshme edhe partinë e ka marrë të gatshme keni për ta parë ku do ta cojë, sepse ku ka shkuar i ka zvogëluar.

“Kur vijnë në shpi tonë dhe na çojnë̈ ndonjë mesazh duhet me ua kthy selamin”

Lideri i Nismës ka thënë se atë s’ka mund ta ndalë Serbia e po e ndal Enver Hoxhaj.

“Edhe unë kam një apel për të gjitha familjet dhe çdo bashkëluftëtar mos e votoni Enver Hoxhën, edhe po tregoj pse në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëtar të mi dhe tjerë luftonim për lirinë e Kosovës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd, nëse UÇK e fiton luftën. Prandaj i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e votojnë dikë i cili më dëshirë̈ do të kërkonte azil në Beograd se sa të shihte fitorën e UÇK-së”.

“Unë̈ gjithmonë̈ e kam nis duke e ndërtuar e kam zhvillu dhe e kam rritë. Dallim tjetër është̈ se ai kurrë̈ një̈ beteje s’ka zhvillu as politike e për këtë̈ tjetrën, s’po flas për beteja tjera, ju e dini më mirë”.

Limaj këtë komente i bëri gjatë një takimi me të rinjtë e Malishevës.

Më tutje, ai ka thënë se Enver Hoxhaj vetëm në filmat e Rambos ka pa çka është shpirti luftarak.

“Enveri nuk e di çka është përballja me jetën dhe vdekjen e ka pa në TV. I dashur Enver krejt jetën time që unë e kam rritur në këto troje është përpjekje e sakrificë, dallimi im është se kam qenë në mesin e popullit e ju jeni kanë spektator i asaj që ka ndodhë në Kosovë”, tha Limaj.

Share:

Avatar photo

editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *