Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Liri Loshi, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nuk është larguar nga partia mirëpo vetëm është distancuar nga punësimet që po i bënë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Loshi ka shkruar se e keqja duhet luftuar me kohë e më e mira është sapo të paraqitet ajo, përcjell Gazeta Insajderi.

“Portalet me paskan larguar nga Lëvizja Vetëvendosje!!! Nuk është e vërtetë që jam larguar, apo që më kanë larguar. E vërteta është se jam distancuar nga punësimet, apo emërimet në qeveri të familjarëve të politikanëve me profil të lartë në Vetëvendosje. Mendoj se të keqen duhet identifikuar dhe luftuar më kohë dhe koha më e mirë është sapo të paraqitet ajo”, ka shkruar Loshi.

Ndërsa pak orë më herët, Loshi ka kritikuar partinë e tij duke thënë se Vetëvendosje është duke e trashë nepotizmin.

“Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll. Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë.  Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!”, kishte shkruar Loshi. 

Share: