Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ish-zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe nënkryetarja e AAK’së, Magbule Sadri – Shkodra ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt,raporton RTV Albania.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo, duke thënë se e ka informuar kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj se ka vendosur të jap dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë në parti.

 “E nderuara anëtarësi e AAK-së,Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia. Dëshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Share: