Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

I dashur Qëndron,
Jam përmbajtur nga reagimet për të gjitha të pavërtetat që i ke thënë publikisht e privatisht gjatë fushatës zgjedhore të rundit të parë. Kam shpresuar se do të reflektosh edhe të ndalesh, por më ke zhgënjyer, nuk u ndale.
Tani po përpiqem shkurtimisht që opinionit t`ia bëjë të qarta qëndrimet e mia rreth hamendësimeve dhe shpifjeve që ke bërë.

  • AKR nuk ka asnjë marrëveshje për ndarje të asnjë pozite politike në Komunën e Kamenicës me LVV-në. Bashkimi ynë me LVV, dhe mbështetja ndaj saj e ka vetëm një qëllim, Kamenica nuk duhet të jetë laborator i një përsoni që nuk e njeh fare atë. Qytetarët e Kamenicës nuk duhet të fyhen e të nënqmohen në mënyrë të paskrupullt nga askush, e aq më pak nga kryetari i tyre. Edhe qytetarët e Kamenicës, edhe nxënësit e Kamenicës, gjithmonë kryeqytet e kanë pasur Prishtinën, asnjëherë Hajnocin, dhe këtë e kanë ditur gjithmonë. Gabove rëndë që i paraqite në atë formë, sado që një përqindje e vogël e tyre ose nuk e kuptoj, ose e përbiu fyerjen që i bëre dhe erdhi pas teje për ndonjë interes të caktuar. Ke bërë edhe dhjetëra fyerje tjera.
  • Kryetar Qëndron, Unë nuk jam angazhuar në këtë fushatë dhe nuk kam nënshkruar asnjë marrëveshje me LVV, marrëveshjen e ka nënshkruar Valon Maliqi në emër të AKR-së (Besoj se e njeh Valonin, është po ai i njëjti të cilin deri para pak ditësh e ke lut me një ofertë që AKR-ja ti bashkohet PSD-së në zgjedhje, për më tepër i ke propozu që me ndërhy edhe Dardani te une për të më bindur për këtë). Por, e vërteta është se unë e mbështes atë marrveshje me LVV-në e mbështes edhe e votoj Kadri Rahimajn për kryetar të Kamenicës dhe këtë e bëj me vullnet. Pavaresisht kësaj, unë as nuk jam në shtabin e Tij, as nuk e këshilloj, nuk jam në ekipin e fushatës së tij, dhe as nuk do të jem në ekipin me të cilin do të qeverisë z.Rahimaj.
  • Unë jam Fatmir Matoshi, nuk e kam asnjë problem me të kaluarën time, dhe nëse do të mund të kthehesha mbrapa sërish njejtë do të veproja në të gjitha angazhimet e mia, po ta them publikisht Ty, se nuk i përfalem askujt, nuk më nevojitet askush për asnjë punë timen, as Kadri Rahimaj, as Ti, madje as Albin Kurti, prandaj gënjeshtrat që i ke ngrit dhe i ke shpërnda gjithandej, janë të turpshme dhe të ulëta. Unë jam në Kosovë, këtu do të jem, kam qenë Ministër i Republikës së Kosovës, jam shumë krenar për punën time dhe i gatshëm përherë të përgjigjem për veprimet e mia në secilën periudhë kohore.
  • Qëndron po flet për kastën e vjetër, për mendësinë e vjetër në politikë e po bën krahasime me idetë progresive e përparimtare që paraqet kandidatura Juaj për tu rizgjedh. Por, Kryetar ti merr pjesë nëpër ahengje e dreka ku dëgjohen armët si mjet për argëtim, a po flet për këtë mendësi politike, sepse mendësia që e paraqet ti në debate jep me kuptu që menjëherë pas shkrepjes së armëve ti do të duhej të telefonoje policinë për denoncim?
  • A është mendësi e re politike me ble asamblesitë, ashtu siç i ke ble ti përgjatë mandatit, edhe mos provo me thanë që nuk i ke ble.
  • A është mendësi e re me mohu përkatësinë tande politike? A nuk do të duhej që përkatësia jote të ishte edhe krenaria dhe dinjiteti yt, qka ndodhë kur mohohen këto?
  • A është kjo mendësia jote e re politike, mosmirënjohja ndaj kujtdo që ta ka dhënë dorën dhe të ka ndihmu me ba Kamenicën ma të mirë.
  • A është mendësi e re politike gjatë gjithë fushatës me shfrytëzu idetë dhe projektet e mia si ide dhe projekte kinse tuajat, po ta përmendi vetëm qështjen e kolektorëve dhe impiantit, të cilën ti e din më së miri se është plotësisht e dizajnuar dhe e filluar prej meje, ti e mban mend edhe si ta kam dizajnu marrëveshjen me Ranillukun, edhe raportin me Bujanocin, edhe arsyetimin e kërkesës edhe vizitat e delegacioneve edhe kërkesën që ja kam bërë EBRD-së për projektin edhe gjithqka tjetër, por vetëm më thuaj, cilin veprim e ke ndërmarrë dhe ku ka përparuar ky projekt pas daljes time nga qeveria. Zero, mik i dashur.
  • A është mendësi e re politike me diskutu për Hidrosistemin Kikë – Kremenatë si një angazhim Tuajin, (Që ta dish ti mire, ky projekt në strategjinë e ujërave ka hyrë në kohën e Ministrit Agani, e jo Shala, po vetem në letër sepse aty ka mbet derisa e kam filluar unë) Kryetar e din fort mirë sa punë kam bërë unë dhe Ministria për Hidrosistemin Kikë – Kremenatë, ma thuaj të lutem që nga largimi im nga qeveria a ka lëvizur qoftë një milimetër përpara ky projekt prej anës tënde, në fakt thuaja publikut sepse unë e di mirë se asnjë lëvizje më të voglen në këtë drejtim nuk e ke bërë, dhe jo pse nuk dëshiron, por sepse nuk mundesh. Zero lëvizje, mik i dashur.
    Po e ndali këtu mik i dashur, unë nuk kam asnjë qëllim me godit atë që vet e kam mbështet në qeverisjen e tij më shumë se ASKUSH tjetër, me jo më pak se 18 projekte të drejtpërdrejta kështu që merre këtë përgjigje timen ndaj deklaratave Tuaja vetëm si një thirrje ndërgjegjes tënde.
    Edhe nëse fiton Ti edhe nëse fiton z.Rahimaj, unë do të vazhdojë ta paguaj tatimin në pronë në Kamenicë, por këtë radhë unë besoj fuqishëm që për të fituar Kamenica, duhet të fitoj Kadri Rahimaj.

Shkruan:Fatmir Matoshi,transmenton RTV Albania

Prishtinë 28.10.2021

Share: