Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Shënohen 12 raste të reja dhe 1 humbje jete

Mbeten të ulëta shifrat e infektimeve në Shqipëri. Në 24 orët e orët e fundit vetëm 0.36 përqind e personave të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 32 255 testime të kryera janë konfirmuar vetëm 12 raste të reja, si mbartëse të virusit.

Harta e përhapjes së Covid është reduktuar në vetëm 8 bashki, ku Shkodra kryeson listën me 3 raste, e ndjekur nga Tirana dhe Korça me nga 2 raste dhe më pas vijnë Fieri, Devolli, Përrenjasi, Kolonja dhe Saranda me nga 1 rast.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e ka fituar 1 qytetare e moshës 89-vjeçare nga Saranda, duke e çuar në 2,449 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në Shqipëri.

Shifrat në spitale mbeten të njëjta, teksa aktualisht raportohen se po trajtohen 41 pacientë të shtruar, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.

Autoritetet shëndetësore bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive ka zbritur në afro 600 në të gjithë Shqipërin.

Share: