Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Një humbje jete dhe 21 raste të reja

Pas dy ditësh pa asnjë humbje jete, këtë të premte është shënuar 1 viktimë nga Covid-19. Ai është një 77-vjeçar nga Tirana.

Shifrat e infektimeve edhe në 24 orët e fundit kanë qenë të ulëta ku sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë pas 2807 testimeve ditore 21 persona kanë rezultuar pozitiv.

Në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër janë shënuar nga 2 raste të infektuarish, në qytetin e Beratit rezultojnë 4 raste, 3 në Durrës dhe nga 1 rast në Tropojë, Devoll, Mirditë e Librazhd.

Situata duket e mirë dhe në spitale Covid ku janë të shtruar vetëm 41 persona.

Autoritetet gjithsesi vijojnë apelin për të mos e ulur vigjilencën dhe të respektohet masat antiCovid që nga 1 Qershori do të lehtësohen duke hequr detyrimin për të mbajtur maskat në ambientet e hapura, por duke vijuar të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Share: