Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se mbi 240 mijë persona në vend janë vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë, vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit në vend.

Në njoftim theksohet se interesi për vaksinimin për çdo ditë po rritet ndërsa deri tani numri i personave që kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb-platformës “vakcinacija.mk” arrin në 437.339.

“Gjithsej 241.368 persona janë vaksinuar në pikat e vaksinimit në vend deri dje. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.067 persona ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 15.756 persona. Gjithsej 362.710 doza të vaksinave janë aplikuar në vend ndërsa 121.342 persona janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, 47 për qind e popullsisë mbi moshën 70-vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 41 për qind e popullsisë mbi moshën 65-vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Theksohet se vaksinimi zhvillohet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit.

Më tej bëhet e ditur se vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete të vendit edhe atë në qendrën e sporteve A1 Boris Trajkovski, në sallat e sportit në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që në mënyrë masive të paraqiten në vakcinacija.mk meqë, sipas njoftimit, kjo është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë për vaksinim.

Share: