Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Tirana, vatra kryesore e pandemisë në vend

Numri i infektimeve të reja dhe fatalitetet konfirmojnë atë që ekspertët e cilësojnë si vala e tretë e Covid-19 në Shqipëri. Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan mbartës të virusit 658 persona nga 6527 testime të kryera. Gati 1 e treta e rasteve rezultojnë në kryeqytet ose 217 persona, 98 raste në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës dhe nga 20 raste në Kavajë e Sarandë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 2 pacientë, përkatësisht 64 dhe 84 vjeç humbën jetën gjatë së shtunës, duke e çuar numrin total të fataliteteve në 2,477 viktima. Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë, 13 më shumë se një ditë më parë.

Numri i rasteve aktive ka arritur në më shumë se 5000 në të gjithë vendin, ndërsa të shëruarit në 24 orë janë vetëm 142. Referuar situatës problematike, Ministrja e Shëndetësisë dhe ekspertë të fushës apelojnë për kryerjen e vaksinimit, si mënyra e vetme për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Share: