Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të supremes.

Kështu ka bërë të ditur gjatë së premtes zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme. Kamioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai.

Ndërsa, të premten Gjykata Supreme ka vendosur rreth ankesave të subjekteve politike për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Sipas këtij vendimi Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi, nuk do të garojnë në këto zgjedhje.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë./21Media

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.