Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Para pak minutash ka përfunduar afati i vendosur nga KQZ-ja për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore të partive për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nga selia e KQZ-së, gazetari i RTK-së Bashkim Vishaj ka konfirmuar se deri në afatin e përcaktuar nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për koalicion të partive të mëdha shqiptare, gjë që nënkupton se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor PDK-Nisma, i proklamuar më herët.

As VV-ja nuk ka aplikuar për koalicion parazgjedhor me Vjosa Osmanin, njëjtë sikur as AAK-ja nuk ka paraqitur kërkesë të tillë.

Ndërkohë, duket se AKR-ja do të shkojë në koalicion me LDK-në, por si pjesë e përbashkët e listës së LDK-së, jo si koalicion parazgjedhor.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.