Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Numri i rasteve aktive në Kosovë po vazhdon të jetë i ulët tash e disa javë.

Pavarësisht numrit të vogël ta vaksinimeve ditore që nuk përkojnë me Planin e Vaksinimit Masiv, numri i rasteve të reja ditore është i ulët.

Në 24 orët e fundit sipas Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga 1,658 persona të testuar si të dyshuar për COVID-19, vetëm 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Në këtë periudhë kohore gjithashtu janë shëruar edhe 6 persona me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë një person.

Kështu, numri i rasteve aktive në Kosovë është 170.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 4,681 persona.

Gjithsej, numri i qytetarëve të vaksinuar me vaksinën anti-Covid është 157.338, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 29.314 qytetarë

Share: