Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Fazli Veseli, babai i ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli është varrosur sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Derisa në varrimin e tij morën pjesë qindra qytetarë, djali i tij Kadri Veseli nuk ishte prezentë në këtë ceremoni.

Prezentë në varrimin e tij ishin shumë figura politike, e kolegë të Kadri Veselit.

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi po ashtu ishte prezentë në varrimin e Fazli Veselit, ku tha edhe disa fjalë për të.

“Baca Fazli ka qenë simbol i vetrezistencës. Ka qenë simbol i një prindi të mirë. Sa herë e kam takuar ka qenë një njeri i dashur dhe i qetë, anipse fjalë pak gjithmonë na ka dhënë këshilla”, tha Krasniqi.

Ndërsa, për mungesën e Kadri Veselit, Krasniqi tha se ekipi mbrojtës i tij ka bërë kërkesë që t’i mundësohet vizita në Kosovë dhe janë duke e pritur vendimin.

“Unë nuk mundem t’i komentoj procedurat e procesit të drejtësisë sepse nuk jam i njoftuar me to. Me sa jam njoftuar ekipi mbrojtës ka bërë një kërkesë dhe janë duke e pritur vendimin. Por në kuptimin njerëzor mund të them se ishte një ndjenjë e mungesës së Veselit. Por shpresoj që do të jetë në mesin tonë shumë shpejt”, tha Krasniqi.

Po ashtu, deputeti Abelard Tahiri foli për mungesën e Kadri Veselit në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Ai tha se Veseli nuk ka arritur për të qenë prezentë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

“Padyshim që është shumë e rëndë për familjen e tij. Veseli nuk ka mundur me qenë këtu për t’ia dhënë lamtumrinë babait të tij”

Më poshtë mund të shihni pamje nga ceremonia e varrimit të Fazli Veselit ku morën pjesë qindra qytetarë.

Share: