Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me 10 vjet burg që iu shqiptua  Zoran Vukotiqit për akuzën se i njëjti e ka dhunuar një grua në qytetin e Vushtrrisë.

Krasniqi tha se Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm, por është thjesht i pari dhe se nuk mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pa u vënë para përgjegjësisë secili perosn përgjegjës për këto dhunime.

“Ndonëse për 23 vite, kriminelët e tillë janë fshehur e janë mbajtur të pakapshëm, sot, drejtësia kosovare i shpërtheu barrierat duke arritur ta ballafaqojë me përgjegjësi njërin prej tyre. Por Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm. Është thjeshtë i pari”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton rtvalbania.tv.

Tutje, i pari i PDK-së thotë se duhet që po ashtu të inkurajohen organet e drejtësisë që të mos ndaen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit.

“Përderisa duhet të angazhohemi që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të gjejnë integrimin e plotë në mesin tonë, duhet po ashtu të inkurajojmë organet tona të drejtësisë që të mos ndalen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit”.

Share: