Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Leo Messi është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës franceze të PSG-së. Njoftimin e dha vetë skuadra parisiene në rrjetet sociale, ku njoftoi se argjentinasi ka hedhur firmën në një kontratë dy vjeçare me opsionin për rinovim edhe për një vit të tretë.

“Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë nënshkrimin me Leo Messin me një kontratë dyvjeçare me një opsion edhe për një vit të tretë”, shkruhet në rrjetet sociale.

Merr fund edhe dilema se çfarë numri do të mbajë “Pleshti” tek PSG. Duke qenë se numri 10 është zënë nga Neymar, ai ka vendosur që të mbajë mbi shpatulla numrin 30.

Argjentinasi do të përfitojë rreth 750 mijë euro në javë me kontratën e re. Përfaqësuesit ligjorë të klubit parisien dhe ata të 34-vjeçarit kishin që nga dita e diel që po diskutonin për detajet e akordit.

Një konferencë shtypi do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Parc des Princes”.

Te PSG-ja, “Pleshti” do të ritakohet me ish-shokun e tij të ekipit te Barça, Neymar, me këtë të fundit tepër entuziast për blerjen e re të klubit. Braziliani e ka dëshiruar shumë ribashkimin me yllin argjentinas dhe ëndrra iu bë realitet.

Share: