Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Migena Goreca,shumica nga ne jemi rritur me të,gjithmonë kur të shohim edicionin e lajmeve në mediumin publik të Maçedonisë-në Gjuhën Shqipe,na bie ndërmend figura dhe zëri ëmbël i Migenës.
Migena ishte ajo ku në luftën e Maçedonis më 2001,në një intervist për BBC deklaroi që UÇK-ja nuk është terroriste,ata jan luftëtarët e lirisë,pavarsishtë që në atë kohë me këtë deklaratë mund t’u rrezikonte vendi punës ajo e tha këtë,pa i’u trembur syri fare.
Ajo tashmë një koh të gjatë punon në këtë medium ku ka krijuar dhe shum emisione të ndryshme,të dobishme për audiencën e gjërë,poashtu ajo osht edhe kryeredaktore shum e suksesshme.
Në një diskutim me të,kur e pyesim për mediumin ku ajo punon,ajo na thotë që tashmë është bërë familja e saj e dytë,sepse gatinse gjith kohës po jemi të angazhuar aty me shum e shum detyra dhe projekte.
Migena poashtu,mos të harrojmë ta cekim,përveç që është një grua e fortë dhe e zonja,ajo është edhe një nanë e mrekullueshme.
Kur pyesim kolegtivin për të,secili-la nga ta shpreh vetëm respekt dhe mirënjohje,sepse ka ndihmuar edhe shum të rinjë në atë profesion.

Share: