Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kuqezinjtë godasin në merkato, merr Maignan nga kampionët e Francës

Milan nuk pret, duke zyrtarizuar menjëherë pasuesin e Gianluigi Donnarumma, i cili do largohet nga “San Siro” me parametra zero. Mike Maignan është zyrtarisht portieri i ri i kuqezinjve. Portieri me origjinë nga Guinea Franceze ka rënë dakord për të firmosur një kontratë pesë-vjeçare me kuqezinjtë deri në Qershor 2026.

Pasi luajti në të gjitha kombëtaret e moshave transalpine, Maignan bëri debutimin e tij me kombëtaren e madhe të Francës, në të cilën do jetë pjesë gjatë Kampionatit Europian 2021. Maignan luajti për 6 sezone me Lille në Ligue ku arriti të tërheq vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tij, formë që ndihmoi skuadrën për t’u shpallur kampion të Francës.

Maignan do të veshë fanellën me numër 16 në Milano, teksa për kartonin e tij, skuadra e Piolit pagoi te Lille 13 milionë Euro plus dy milionë të tjera që do shkojnë në formë bonusi. Për futbollistin një pagë prej 2 milionë Euro në sezon.

Share: