Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve, ku biseduan për mbështetjen e prodhuesve vendorë sipas masave të Qeverisë së Kosovës për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ministri Krasniqi i informoi përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka formuar Grupin punues, që do të përgatisë planin dhe kriteret sektoriale për zbatimin e masave specifike për ndarjen e mjeteve buxhetore sipas masave të qeverisë.

Në kuadër të këtyre masave, ministrit Krasniqi, potencoi se subvencionimi i prodhuesve vendorë, që janë prekur nga pandemia, institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milionë euro, ku Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do t’i koordinojë dhe do t’i menaxhojë këto fonde për t’i mbështetur prodhuesit.

Share:

Avatar photo

editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *