Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Arbërie Nagavci nga MASHT,ka bërë të ditur se është pezulluar reforma në Kamenicë.

Nagavci ka shkruar:

E drejta për shkollim, është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve, ndaj të gjithë duhet të jemi në shërbim të realizimit të kësaj të drejte.

Kur kam marr detyrën e Ministres së Arsimit, jam zotuar se do të punojë për të gjithë pa dallim, e këtu hyjnë edhe më shumë se 440 fëmijët e Kamenicës të cilët për pothuajse dy vite nuk janë pjesë e sistemit edukativo arsimor, për çka më vjen shumë keq.

Ndaj unë kam marr vendim për Organizimin e Mësimit Alternativ të Përshpejtuar për këta nxënës, çfarë do të thotë se ata shumë shpejtë do të rikthehen në bankat shkollore.

Meqë rastet në Kamenicë janë lëndë që po shqyrtohen në gjykata, uroj që vendimet të merren sa më parë dhe ndërkohë inkurajoi të gjitha palët që të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë, ashtu që fillimi i vitit të ri shkollor 2021/22 të fillojë pa asnjë pengesë për nxënësit.

Riorganizimi i shkollave me numër të vogël të nxënësve duhet të bëhet. Si ministri do të punojmë ngusht me të gjitha palët, ashtu që të jetë e mirë planifikuar dhe në interesin më të mirë të fëmijëve.

Share: