Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministria e Financave, Puëns dhe Transfereve ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të bëhet shqyrtimi i aplikacioneve dhe ekzekutimi i mjeteve për 100 eurot shtesë për punëtorët e sektorit privat, raporton RTV Albania.

Sipas Ministrisë, deri tash mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për këtë mbështetje.

Aplikimi mbyllet sot.

“Mnistria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. 

Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro. 

Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.

Share: