Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kumbulla: Kënaqësi që do trajnohem prej tij, Italia fiton Euro 2020

Rikthimi i Jose Mourinho në Seria A italiane shkaktoi bujë të madhe në mediat botërore. Firma e portugezit me Romën nuk ishte parashikuar nga askush, madje as nga futbollistët verdhekuq. Një prej tyre është mbrojtësi i kombëtares sonë, Marash Kumbulla.

Në një intervistë për “Goal.com”, 21-vjeçari i Kombëtares shqiptare është shprehur i emocionuar se duke nisur nga sezoni i ri do gjendet nën urdhrat e trajnerit Mourinho. Kumbulla beson se historia e suksesit të portugezit do ndikojë mirë te Roma, që me Mourinho në pankinë do ketë mentalitetin fitues, ndërsa shtoi se po përgatitet për të mësuar shumë gjëra taktike dhe teknike prej tij.

Sa i përket përballjes me dy futbollistët më të rëndësishëm të Seria A, Romelu Lukaku e Cristiano Ronaldo, Kumbulla pohoi se kur është në fushë nuk i intereson se kë ka përballë, por më pas ka një ndjesi të çuditshme. 

Në intervistën e gjatë për “Goal.com”, Kumbulla vlerësoi Kombëtaren shqiptare, teksa u shfaq i lumtur se do sfidojë në miqësore Uellsin e plot talenteve dhe mbi të gjitha do përballet me yllin, Gareth Bale. Në fund, mbrojtësi kuqezi ka bërë edhe një parashikim për fituesin e Euro 2020, që sipas tij do jetë Italia.

Share: