Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas pritjes me zhurmë e dhunë që iu bë Albin Kurtit në Skenderaj.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosovës nuk i ka hije të mbajë zgjedhje të rrethuar me polici e Njësi Speciale, shkruan RTV Albania.

“Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës”, shkruan ai mes tjerash.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?

Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar! IM

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.