Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Vjosa Osmani nuk e meriton që të jetë as edhe një orë më shumë në Presidencë.

Mustafa tha për Gazetën Express se Osmani me videoadresimin e saj të sotëm po e abuzon petkun e ushtrueses së detyrës së presidentes me sjellje rebele dhe për interesa të saj të ngushta partiake në Vetëvendosje.

Shefi i LDK-së e ka quajtur të turpshme që presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, t’i kërcënojë, sipas tij, institucionet e pavarura siç është KQZ-ja.

“Adresimi i tillë i znj. Vjosa Osmani flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit të presidentit. Nga u.d presidentja është pritur ta mbrojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saj të ngushta partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që u.d presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur dje në mbledhjen e KQZ-së – ku nuk u certifikuan listat e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës – është e paprecendtë.

Ajo, përmes një videoadresimi në Facebook, deklaroi se ky zhvillim e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së.

Osmani ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa nëse ndodh një situatë si ajo e djeshmja ku, sipas saj, me KQZ-në është abuzuar për të shtyrë agjenda partiake.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.