Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ndërroi jetë Beqir (Emin) Përvetica, nipi i Jusuf Përveticës luftëtar i njohur i viteve 1886, gjatë kohës së shpërnguljeve të mëdha që janë bërë nga fshatrat e Toplicës të cilat u okupuan nga Shteti Serb, gjatë përzenjeve të mëdha të popullatës shqiptare nga trojet etnike shqiptare.Beqir Përvetica ishte i brymosur me ide përparimtare ngase të njëjtin e edukoi me ide përparimtare Sylë (Hys) Popova, por edhe të afërmit e tij.Pasi që një kohë punoi në Gjermani në vitet e 90-ta u kthye në vendlindje.Meqenëse toka e tij në fshatin Popovë nuk ishte e mjaftueshme, ai bleu tokë në Llapashticë të Epërme Komuna e Podujevës.Familja e tij ishte një ndër familjet më të mëdha në Llap.Me paraqitjen e UÇK-së, Haxhi Beqir Përvetica menjëherë vuri ne dispozicion të gjitha ndërtesat e tij të banimit për nevojat e UÇK-së Zona Operative e Llapit, ku njësitë e UÇK-së u vendosën në këto ndërtesa dhe të njëjtat shërbyen si kazerma të njësive të UÇK-së.Në këto ndërtesa u vendosën ushtarë të UÇK-së në mes të të cilëve edhe djemtë e nipat e Haxhi Beqir Përveticës, por edhe mjaftë ushtarë të fshatit Llapashticë por edhe të fshatrave të tjera.Familjarët e tij jo vetëm që i’u krijuan kushte për strehim por edhe i’u shërbyen me ushqime dhe me shërbime tjera të nevojshme.Në këtë kazermë me njësitin e UÇK-së ka komanduar njëri ndër komandantet më te mire të Zonës Operative të Llapit Ajet Potera, i cili ishte tmerr për forcat paramilitare, qetnike, ushtarake, policore serbe, i cili tani respektohet si një ndër komandantët më të mirë të Zonës Operative të Llapit.Në të gjitha ndërtesat e lagjes së Përveticve në Llapashticë të Epërme janë dhënë shenime se këto ndërtesa kanë shërbyer për nevojat e UÇK-së Zona Operative e Llapit.Ne po e përcjellim sot me një krenari të veqantë dhe shprehim ngushëllimet me te thella per familjen, shoket dhe miqtë e tij. Zotit i lutemi që ta dërgojë në Parajsë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës këtij burri që nuk kurseu asgjë që të ndihmojë luftën, dhe që të jemi të lirë.
LAVDI

Share: