Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Miq, mbështetës, qytetare dhe qytetarë

Është privilegj, që se bashku me ju kemi vendosur ti futemi garës për deputet. Ketë garë e bejmë së bashku me ju qytetarë që e duam kaq shumë Kosovën dhe ne besojmë për një Kosovë më të mire.

Gjithashtu, është privilegj për mua, që jam i rrethuar me kaq shumë shpresë për të ardhmen e Kosovës dhe që besoni tek bashkohemi për ndryshim.

Kosova sot ndodhet në një udhëkryq. Ne kemi një zgjedhje përballë nesh, një zgjedhje se ku do ta shohim Kosovën.

Do zgjedhim pune jo fjalë, apo fjalë jo punë?
Do zgjedhim një menaxher të vendosur, apo dikë që do të ketë vetem karrierë politike?
Do të gjejmë zgjidhje për problemet që kemi para nesh, apo vetëm do flasim për to?
Do të marrim përgjegjësi për të zgjidhur problemet tona, apo do t’ia hedhim fajin të tjerëve?
Do të zgjedhim një Deputet që beson se Pushteti duhet t’i përkasë qytetareve dhe ai duhet të jetë në shërbim të tyre, apo dikë që beson se pushteti duhet të kontrollohet nga një parti, duke e vënë atë në shërbim të partisë.

Për këtë arsye, jam duke kandiduar për deputet, qe të bëjmë më shumë për vendin tonë. Dua të krijoj më shumë vende pune, të shtroj rrugë dhe trotuare, të ndërtoj shkolla të reja, të përkushtohemi për një mjeksi profesionale.

Dua ta bëj Kosovën një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar, sepse unë e dua këtë vend.

Kosova më ka dhënë mua shumë mundësi: shumë miq të mirë, familje të mrekullueshme, punë të respektuar dhe një profesion. Me shumë kënaqësi dhe mirënjohje përreth, të cilën dua t’ia shpërblej vendit tim.

Të bashkuar do ta bejmë Kosovën që duam!

Me respekt nga:
Mr.Sc Ardiano Nokaj

kashpresë #LiriaKaEmër

NISMA SOCIALDEMOKRATE

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.