Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Në mesin e mobi shopeve të përfshirë në aksionin e Doganës së Kosovës është edhe ‘Fita”, dyqan telefonash i njohur në Prishtinë dhe më gjerë.

Pos “Fita” edhe mobi shop të tjerë po bastisen nga njësitet e Doganës si të dyshuara për “kontrabandim me telefona”.

16 dyqane të telefonave janë duke u kontrolluar.

Aksioni i policisë ka qenë i fokusuar kryesisht në lagjen Ulpiana, ku ka edhe koncentrim më të madhe të këtyre lokaleve.

Burime brenda doganës bëjnë me dije se do të bastisin disa prej këtyre lokaleve, meqë dyshohet për keqpërdorime.

Pritet të sekuestrohen edhe disa telefona dhe pajise të tjera, meqë ka dyshime se kanë hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë të paligjshme, duke iu ikur obligimeve doganore.

Këtë aksion e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, teksa detaje shtesë ka thënë se do të bëhen të ditura më vonë.

Share: