Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka regjistruar edhe tetë raste të vdekjes me COVID-19.

Sipas të dhënave të Instutit Kombëtar të Shëndetit Publik, rastet janë dy nga komuna e Rahovecit, dy nga Gjakova dhe nga një, janë në komunat Istog, Prizren, Gjilan dhe Fushë Kosovë.

Në bazë të të dhënave, në mesin e viktimave është edhe një i moshës nën 30 vjeç.

Viktima është nga komuna e Istogut, njofton IKShPK. Kurse viktimat e tjera janë mbi moshën 60 vjeç.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi sot se nga 12 mijë e 666 testime, 2 mijë e 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në 18 mijë e 287 sosh.

Share: