Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Në Kosovë tashmë zyrtarisht janë regjistruar nëntë rastet e para të infektimit me variantin “Omicron” të coronavirusit.

Infektologu Shemsedin Dreshaj ka ngritur alarmin se Kosovë prin në rajon sa i përket infektimeve me variantin Omicron.

“Me paraqitjen e nëntë rasteve me Omicron, kjo nënkupton se Kosova prinë në regjion me infektimet nga varianti Omicron. Realisht Ministria e Shëndetësisë bashkë me ekipet e saj do të duhet të marrin masa për të parandaluar këtë situatë”, deklaroi Dreshaj në RTV Dukagjini

Infektologu Dreshaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës thotë se nga mesi i shkurtit mund të ketë shtim të rasteve me coronavirus në Kosovë.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka thënë se gjatë së martës do të ketë më shumë detaje në lidhje me situatën epidemiologjike.

Share: