Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi, i ka dal në krah kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës pas intervistës që ajo ka dhënë për një medium zviceran.

Donika Gërvalla, në një sqarim mbrëmë ka thënë se fjalët në artikullin e mediumit zviceran, ku thuhet se ajo “kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK” , janë fjalët e gazetarit të NZZ, Andreas Reich dhe se nuk është deklaratë e saja.

E, analisti që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se këto janë vetëm ‘sulme’ të lodhta e patetike që kanë për qëllim shtrembërimin e së vërtetës.

“As Donika, as Albini s’e votuan Specialen. Atë e votuan ata që mendonin se janë të gjithëfuqishëm. Ata që qu ua premtuan imunitetin dhe paprekshmërinë i mashtruan fort, dhe tani kanë mbet pa pushtet, pa liri, dhe me faqe të zeze”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i tij:

Të lodhta e patetike janë tentimet për shtrembërim të së vërtetës. Sovrani e di qëllimin meskin, sepse ato janë klithma dëshpëruese për pushtetin e humbur, për privilegjet që u mungojnë.

As Donika, as Albini s’e votuan Specialen. Atë e votuan ata që mendonin se jane të gjithëfuqishëm. Ata që qu ua premtuan imunitetin dhe paprekshmërinë i mashtruan fort, dhe tani kanë mbet pa pushtet, pa liri, dhe me faqe të zeze.

Me dije apo pa të, disa i janë bashkuar korit të atyre që Kosovës ia vranë trurin dhe të pamposhturit, derisa Donikes t’atin. Hape gojën, marrëzi…!

Share: