Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Tarifat e shtrenjta te energjisë i miratuan, por bordit të Zyrës se Rregullatorit për Energji ato iu pezulluan nga gjykata. Përkundër aktvendimit të Apelit për refuzimin e ankesës së ZRRE-së duke i dhënë te drejtë aktvendimit të Themelores, qytetarët ende po faturohen me tarifën e shtrenjtë.

Kjo pritët të ndodh edhe në muajin e tretë pasi që tarifa tjera nuk ka, siç thonë disa burime të T7 brenda KEDS.

E për këtë janë ndërmarrë edhe hapa konkret.

Ekskluzivisht për T7 prokuroria ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar hetimet ndaj ZRRE-së për këtë çështje.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e hetuar këtë çështje. Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë, nuk mund të japim informata shtesë”, thuhet në konfirmimin e prokurorisë për televizionin.

Njohësit e sistemit të drejtësisë konsiderojnë se mos-respektimi i vendimit të gjykatës konsiderohet vepër penale dhe ndaj zyrtareve te ZRRE-së mund të merren masa që mund t’i dërgojnë edhe në burg.

Leutrim Gashi nga IKD është i bindur, se në momentin që nuk respektohet vendimi i gjykatës duhet te merren masa.

“Nuk ka lidhje që nuk ka vendim final, ajo është masë e sigurisë, edhe atu nuk ka çka diskutohet. Varet qysh e cilëson prokuroria, megjithatë vlen edhe masa e burgut per personin përgjegjës për mos respektim te vendimit te gjykatës”, ka deklaruar ai për televizionin.

Ndryshe, për të kundërshtuar tarifat e reja ka pasur aksione e protesta nga opozita, kurse PDK ishte ajo që e kishte dërguar rastin në Prokurori. 

Share: