Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Me një tubim madhështor NISMA Socialdemokrate sot ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku para mbështetësve ka folur kryetari, Fatmir Limaj, duke thënë se, sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet zëri dhe fryma çlirimtare, prandaj jemi këtu për të garantuar që zëri i çlirimtarëve nuk mund të shuhet, por do të jetoj me krenari në çdo pjesë të vendit tonë.

Lideri Limaj, gjithashtu në këtë takimi të hapjes së fushatës tha se, zëri i atdheut na thërret përsëri të rreshtohemi rreth brigadës 121, prandaj ne jemi të rreshtuar rreth kësaj kauze dhe interesit të atdheut.

“Nga Avniu, dëshmori më i ri i brigadës e deri të më i vjetri që e kam vizituar dje, ne arritëm të dalim faqebardhë, ne mbrojtëm kauzën e shenjtë të lirisë së Kosovës, ne mbrojtëm mbi 85 mijë njerëz të cilët në atë kohë e kishin vu fatin e tyre në dorë të djemve të UÇK-së. Ata na besuan krejt çka kishin, duke qenë të bindur se nuk dezertojmë. Ne jemi simbol i mbrojtës i sakrificës dhe jemi simbol i lirisë dhe fitoreve, ne jemi brigada 121”, ka thënë ndër të tjera lideri , Fatmir Limaj, në hapje të fushatës elektorale.

“Sot, më shumë së kurrë Kosova ka nevojë për zërin çlirimtarë në Kuvendin e Kosovës. Ne asnjëherë deri më tani nuk kemi bërë kompromis me interesa të atdheut. Sot po iu drejtohem bashkëluftëtarëve të mi anekënd Kosovës, sepse më shumë se kurrë kemi nevojë të bashkohemi në këtë frymë çlirimtare, po ju drejtohem familjeve patriotike që kanë dhënë gjithçka për të ardhur këtu, rreshtohuni e bashkohuni më këtë frymë çlirimtare”, ka thënë kryetari Limaj.

Po ashtu, Limaj tha se, NISMA Socialdemokrate do të jetë befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, do ta shihni më 14 shkurt, për faktin se qindra mijëra qytetarë që nuk kanë qenë me Nismën po rreshtohen e po i bashkohen kësaj kauze dhe po e shohin këtë projekt si mbi partiak.

Në këtë tubim të hapjes së fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, i cili ka shpalosur shtyllat e programit për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku mes tjerash tha se për Nismën, Kosova dhe qytetarët e saj vihen gjithmonë në rënd të parë, ne jemi ata që do të avancojmë çdo gjë që vihet në interesin e qytetarëve, ne do të bëjmë më të mirën për shëndetësinë, bujqësinë, ekonominë, arsimin, politikat sociale, për rininë dhe për punësimin e tyre.

Po ashtu, sekretari Sherifi ka folur edhe për mbështetjen që kauza jonë do të bëj për veteranët, ku tha se, ne jo vetëm që do të japin zë për veteranëve, por ne do t’i lejojmë me ligj që të gjithë veteranët që marrin mbështetje financiare, të kenë edhe të drejtë pune, qoftë në sektorin privat apo në administratë.

Bilall Sherifi në fund të fjalës së tij, ka ftuar të gjithë mbështetësit e Nismes, që të rrumbullakojnë numrin 121, Brigadën 121, Listën 121 të Çlirimtarëve, në mënyrë që pas 14 shkurtit zëri i Çlirimtarëve të jehojë fuqishëm në Parlament.

MeÇlirimtarët121

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *