Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Vanesa Ahmeti,një këngëtare e re por e talentuar dhe goxha e angazhuar në punë sa i përket muzikës.

Së fundmi ka publikuar këngën me titull “Një Dënim”,të cilës i’a ka bashkangjitur dhe klipin.

Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka dal kënga ka arritur të dëgjohet dhe të pëlqehet nga audienca e gjerë.

Bashkëpuntorët e saj në këtë këngë janë Gent Thaçi,Fadil Topalli dhe Gentian Istogu,si dhe për klipin është përkujdesur produksioni “Dream Films”.

Këngëtarja shpreh mirënjohje dhe falemnderim për bashkëpuntorët e kësaj kënge dhe klipit,ku thotë se është shumë e kënaqur.

Vanesa është nga Prishtina dhe është 25 vjeçare,dëshira e saj për t’u marr me muzikë ka fillu që herët.

Kur e pyesim për planet e saja sa i përket muzikës,ajo nuk na zbulon për momentin ndonjë gjë,vetëm se na premton që dot sjell shum e shumë këngë të bukura me klipe të mrekullueshme.

Vanesës i urojmë suksese në karrierën muzikore,transmenton mediumi RTV Albania.

Share: