Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Tashmë shumica nga ne e njohim moderatoren Albina Zeneli, që me emisionet e saj atraktive tash e një kohë të gjatë na bënë të jemi para ekranit kur transmetohen emisionet.

Ajo ka një format goxha të lezetshëm e të veçantë që lidhet kryesisht me showbizin e që quhet “n’ZOOM” ku zakonisht fton fytyra publike përkatësisht fytyra eminente të estradës,ku ajka e emisionit janë pytjet e saj të veçanta dhe me spec që i themi në gjuhën popullore.

Ajo tashmë është popullarizuar shumë edhe me faktin se asnjëherë nuk i mungon thjeshtësia, sinqeriteti dhe veçantia e saj për ta bërë më ndryshe dhe më interesante rolin e prezentueses në emisionet e saj, poashtu vlen të ceket që emisioni i saj ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm dhe ndiqet gjithandej ku ka shqiptarë.

Albinës për fund i urojmë suksese, shendet dhe mos të ndalet asnjëherë duke na servuar emisione të mrekullueshme, siç din vetëm ajo dhe stafi i saj ti bëjnë.

Share: