Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Quhet Valmir Shkreta dhe vjen nga Hani Elezit,pëndryshe një talent i jashtzakonshëm i futbollit.
Edhe pse shum i ri në moshë ai asnjëherë nuk e ndali punën dhe angazhimin sa i përket futbollit vetëm e vetëm që një ditë ti arrijë majat e suksesit në këtë sport duke fillu nga vendi jonë Kosova dhe poashtu pse jo në të ardhmen dhe në sferat ndërkombëtare.
Aktivitetet e tij sportive po i zhvillon me klubin e FC Sharrit nga Hani Elezit,në grupmoshat U17,me një trajner të jashtzakonshëm dhe punëtor siç është Muhabi Bushi.
Valmiri poashtu mos të harrojmë ta cekim se ka pasur dhe ka një mbështetje të madhe edhe nga familja,posaqërisht nga prindi i tij Alaudin Shkreta,i cili jo vetëm për djalin e tij Valin por ka kontribuar në përgjithësi për sportin e futbollit në atë trevë.
Valmirit i urojm shendet dhe suksese,pse jo një ditë ta shohim duke luajtur edhe në nivele më të larta futbollistike dhe t’na bëjë krenar gjithë neve.

Share: