Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ndoshta shumica nga ju e mbani në mend vitin 2018 ku bukuroshja nga Mitrovica Gresa ishte maturante,ajo në atë vit ishte cilësuar nga shum media e portale si femra më e bukur e asaj mbrëmje dhe me stil të veçantë.
E sot kur bisedojmë me të dhe kur e pyesim se si është ndier me ato vlersime nga portalet në atë kohë,ajo na thotë se nuk e ka besuar këtë vlersim nga mediat dhe portalet dhe thotë se ka qenë jashtzakonisht e lumtur,njëkohësisht dhe e privilegjuar me vlerësimet.
Ajo tash është 23 vjeçe dhe po jetonë në Prishtinë.
Duke biseduar me të ajo në bised e sipër na tregon se për momentin po merret me shum projekte dhe mund të themi që e ka si hobi dhe i pelqen fotosesionet e ndryshme fotografike dhe është duke u përgaditur çdo ditë dhe më shumë për tu bërë bloggere,dhe ne as që dyshojmë që do bëhet në një të ardhme të afërm kogja e sukseshme.

Ajo poashtu kur e pyesim rreth fushës së modelimit ,televizionit apo aktrimit se a të pëlqen që një ditë të jesh imazh i ndonje mediumi apo aktore ne ndonje serial apo film,ajo përgjigjet duke na thënë se realisht ofertat nuk mungojnë edhe sa i përket reklamave të ndryshme duke kêrkuar te jem imazh i tyre reklamuese,edhe sa i perket mediumeve kam oferta per tu bërë pjesë e tyre,poashtu kam oferta për të luajtur ne ndonjë rol seriali apo film.
Ne nuk dyshojmë asesi tek Gresa për aftësitë e saja,dhe jemi të bindur se çfarëdo që do zgjedh ajo profesion për ta ushtruar,asesi se nuk do i mungojë suksesi.
Duke përfunduar këtu bisedën me të,ne i urojmë Gresës shendet, urom që sukseset e saja të mos ndalen asnjëherë.

Share: