Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidati për deputet nga Nisma,ka reaguar pas vendimit të PZAP-së:

Që KQZ manipuloj në kto zgjedhje, nuk don as koment!!!

KQZ nuk certifikoj 47 kandidat, mirpo nuk veproj njejt me Lulzim Abazin nga radhët e PDK-së.

Abazi tani kandidat për deputet është certefikuar nga KQZ edhe pse i njejti ka një dënim të shqiptuar nga gjykata në Ferizaj për mosdeklarim të pasurisë.

Abazi i cili akuzohej për mosdeklarim të pasurisë është dënuar me 500 euro gjobë dhe gjashtë muaj burg me kusht me datën 07/12/2020/.

Aktgjykimi dënues ndaj tij është shqiptuar pasi i akuzuari fillimisht e ka pranuar veprën penale me të cilën ngarkohej, duke thënë se veprën e kishte kryer nga pakujdesia.

Sipas aktakuzës, më 29 mars 2019, në Ferizaj, i akuzuari në pozitën e Këshilltarit të Asamblesë Komunale Ferizaj, i cili sipas ligjit ishte i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore, nuk i ka paraqitur të dhënat e kërkuara në deklaratë.

Tutje sipas Prokurorisë i akuzuari në formularin për deklarimin e pasurisë për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2018 nuk ka paraqitur të dhënat lidhur me zotërimin e aksioneve në shoqëri tregtare dhe atë bizneset “Hotel LYBOTEN” shp.p.k me 25% të aksioneve, “LB – Ecoplan” sh.p.k me 100% të aksioneve, “Newco Hotel Luboten LL.C me 16.67% të aksioneve, “Tropicana A&L Mining” sh.p.k me pronar djali i tij A. A. me 100% të aksioneve, “LLF Control” sh.p.k bashkëpronar djali i tij me 50% të aksioneve dhe nuk ka deklaruar pasurinë e luajtshme mbi 3,000 euro, automjetin në emër të djalit të tij A. A. të markës Land Rover.

Kjo tregon ftyren e vertet të Valdete Daka dhe shtetit të kapur nga kriminelet dhe të ashtu quajturit “të fortit”.

rikapje #MASHTRIM

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.