Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve deri në orën 15:00 janë numëruar 13 mijë e 570 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas listës me vota, Lëvizja Vetëvendosje ka 6 mijë e 747 vota, e dyta me radhë është Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 373 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë e 473, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 301 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Gjatë ditës së sotme në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të mbaj konferencë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për të dhënë informacione lidhur me progresin në procesin e numërimit të votave me kusht dhe aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër.

Më poshtë gjeni listën e votave të subjekteve politike.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.