Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do t’i sfidojë kërcënimet që i vijnë nga Rusia, me qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë për ta forcuar demokracinë dhe lirinë.

Gjatë një konference për media të premten me presidentin e Letonisë, Egils Levits, Osmani ka thënë se nëse shtetet evropiane qëndrojnë të bashkuara, do të kenë sukses në luftën kundër tiranisë.

“Jam e bindur se me qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe me vendosmërinë tonë për ta forcuar demokracinë dhe lirinë, do t’i sfidojmë kërcënimet që nga vijnë nga Rusia. Nëse qëndrojmë të bashkuar jam e bindur në suksesin tonë në luftën kundër tiranisë dhe autokracisë”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu ka thënë se Osmani i ka kërkuar homologut të saj Levits që Letonia ta mbështet Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Duke qenë se Letonia është një zë kyç në NATO dhe në BE kërkova mbështetjen e Levits në rrugëtimin tonë drejtë integrimitt euro-atlantik dhe kam theksuar se këto aleanca duhet t’i kenë gjithnjë dyert e hapura për shtetet si Republika e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se vizita e parë e një presidenti letonez në Kosovë po bëhet në një kohë të vështirë për sigurinë evropiane dhe globale.

Share: