Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur shpikje, raportimet e mediave serbe se Kosova po furnizohet me armë nga Britania e Madhe.

“Tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është temë që ata e shpikin në mënyrë që të ndryshojë narrativat se kinse të gjithë po e bëjnë. Ne tash kemi partneritet me shtetet tjera…Ne nuk kemi marrë armë në kontekstin që po e thotë Vuçiq, por ne jemi partnerë me SHBA-në dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, në mënyrë që ta furnizojmë ushtrinë tonë, me mjetet që ka nevojë”, tha ajo në KallxoPernime.

Sipas saj, kjo fushatë e Serbisë po bëhet për ta fshehur faktin që ajo po furnizohet me armatim nga Kina.

“Fushata e Serbisë kundër Kosovës dhe kundër partnerëve të Kosovës, gjithmonë vjen në momente kur ata tentojnë me fshehë diçka. Kjo ka filluar nga armatosja shqetësuese që po e bënë Serbia këto ditë sidomos, por ka ndodhur me muaj të tërë dhe siç e dini, Serbia partnerë në aspektin ushtarak e ka Rusinë dhe Kinën”, tha Osmani.

Kujtojmë se ditë më parë, mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe po e furnizon Kosovën me armë, për të cilat tha se Vuçiq do t’i kërkojë shpjegim kryeministrit britanez, Boris Johnson.

Share: