Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur dënimin me 10 vjet burgim të policit serb Zoran Vukotiq për dhunim gjatë luftës.

Në reagimin e saj, presidentja Osmani dënimin e Vukotiq e ka quajtur një përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë.

“Një përparim domethënës sot – për herë të parë, një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës. Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësi e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra gra të tjera kosovare që nuk e kanë marrë ende atë”, shkroi Osmani në Twitter.

Share: