Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, raporton Gazeta RTV Albania.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje të shpërndahet dashuri e mirësi.

“Festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor. Prandaj sot, duhet ndarë me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat, por të shpërndahet dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë”, shkroi Osmani.

“Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati.  Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor. Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit”, shtoi ajo./

Share: