Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Sami Ahmetaj, i cili dha dorëheqje sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, është anëtarësuar në partinë e Ramush Haradinajt.

Lajmin për anëtarësimin e tij në AAK e ka dhënë vetë Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook.

Jam i lumtur të mirëpres në Aleancë, z.Sami Ahmetaj, ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. 

Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare

Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku. 

Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha”, shkruan Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Në një bisedë për Gazetën Express, Sami Ahmetaj ka treguar arsyet se pse ka vendosur të jap dorëheqje nga partia e Albin Kurtit, teksa ka shpërthyer në kritika për këtë të fundit.

Share:

editor

Leave a Reply

Your email address will not be published.