Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

PDK-ja ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme që anulon dy vendimet gjykatave Themelore dhe të Apelit, të cilat kishin konsideruar rritjen e çmimit të energjisë të kundërligjshme, është në dëm të qytetarëve dhe i ndikuar politikisht.

Për këtë arsye, PDK-ja thotë se e kundërshton vendimin e fundit të gjykatës dhe se atë do ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu, ka thënë se vendimi i Supremes ka qenë i ndikuar nga Qeveria.

“Të dyja këto gjykata kanë qenë të një mendimi se kjo rritje është bërë edhe në kundërshtim me ligjin edhe në kundërshtim me përpjekjen tashmë të munguar – që qytetari i Kosovës të mbrohet nga shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ne e kundërshtojmë ashpër këtë vendim të Gjykatës Supreme duke e konsideruar atë si vendim të ndikuar politikisht nga Qeveria aktuale. Gjykata Supreme duket se ka qenë e prirur nga interesa të tjera klanore, karieriste dhe posaçërisht politike.”, ka thënë ai.

Sipas Abdullahut vendimi i Gjykatës Supreme është vendim i padrejtë për nga mungesa e profesionalizmit, “profesionalizëm ky që bie viktimë e politikës arrogante që mendon se drejtësia në politikë e qeveri është mbi drejtësinë në Gjykata”.

Më tej, ai ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës do ta vazhdojë angazhimin e saj rreth kësaj teme.

Share: