Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidati per kryetar Komune nga PSD-ja, ne debate televizive po krijon konfuzion dhe qellimshem po e interpreton gabimisht vendimin per mase te perkohshme, se kinse gjykata i ka dhene te drejte dhe rrjedhimisht, kryetari i ardhshem i komunes nuk ka te drejte ta pezulloj apo shfuqizoj vendimin per riorganizim te arsimit.

Ne procedurat gjyqesore per masa te perkohshme, gjykata nuk vendos per ligjshmerine e vendimit. Sipas dispozitave te LPK-se, masa e perkohshme nuk e paragjykon kerkesen kryesore per anulimin e vendimeve. Prandaj, ka shume raste kur gjykata e refuzon masen e perkoshme dhe e aprovon padine apo e aprovon masen e perkoshme dhe e refuzon padine.

Zt. Kastrati e di shume mire qe ende nuk ka filluar shqyrtimi i padise per anulimin e vendimeve per riorganizim, andaj ai nuk ka asnje te drejte me deklaru se gjykata i ka dhene te drejte.

Kryetari i ri ka te drejte ne cdo kohe ti pezulloj vendimet per riorganizim te arsimit dhe ta kthej normalitetin ne shkollat e atakuara, sepse kjo e drejte buron nga dispozitat e LPPA-se.

Share: