Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Përfaqësuesi ligjor i mësimdhënësve shprehet për mbarvajtjen e procesit në Komision. Ja postimi i tij i plotë në FB:
Sot, gjate seancave disiplinore qe jane duke u zhvilluar prane Komisionit Disiplinor ‎per dhjetera mesimdhenes, kemi pranuar provat nga Komisioni Disiplinor, te cilat jane dorezuar nga UD-te e Drejtorave te SHFMU Rexhep Mala, Skenderbeu, Sadri Misini dhe Avni Rrustemi, ne lidhje me deklaratat e tyre qe i kane dhene ne cilesi te deshmitareve perpara Komisionit Disiplinor.

Per ne ka qene shume shqetesues fakti se disa nga deklaratat e dhena nga disa UD, jane ne shperputhje te plote me provat qe jane dorezuar personalisht nga UD-te dhe sic duket, disa nga UD-te kane dhene deklarata te rrejshme me qellimin e vetem, qe ti demtojne disa mesimdhenes. ‎ Shume shqetesuese ka qene deklarata e U.D se Drejtorit prane SHFMU Rexhep Mala ne Topanice, ku shihet qarte se ky person ne cilesi te deshmitarit ka dhene deklarate te rrejshme, sepse deklarata e tij nuk perputhet me provat qe i ka dorezuar personalisht ai. Ne, diteve ne vijim, do ta njoftojme Prokurorine e Shtetit.
Po ashtu, ne disa raporte te cilat i kemi pranuar nga Komisioni Disiplinor, edhe pse keto raporte jane perpiluar dhe kinse jane nenshkruar nga i njejti person, shihet shume qarte se nenshkrimet e vena ne keto raporte nuk jane te njejta dhe rrjedhimisht, sic duket keto raporte nuk jane nenshkruar nga i njejti person.

Share: