Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Të paktën katër persona kanë vdekur në rrethin Ahrweiler të Rhineland-Palatinate në Gjermani pas reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve.

Sipas Policisë më shumë se 30 njerëz janë zhdukur pasi gjashtë shtëpi u shembën në shtetin perëndimor të Gjermanisë pas disa orësh shiu të rrëmbyeshëm. Rreth 25 ndërtesa të tjera në rajonin e Schuld ishin në rrezik pasi u fut uji brenda.

“Ka shumë vende ku janë vendosur brigadat e zjarrfikësve dhe punëtorët e shpëtimit. Ne nuk kemi ende një pamje shumë të saktë sepse masat e shpëtimit po vazhdojnë”, tha zëdhënësi.

Shirat e dendur goditën Gjermaninë perëndimore të mërkurën, duke shkaktuar dëme masive në pronë dhe duke shkaktuar evakuime masive. Disa autostrada u mbyllen.

Share: