Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Të nderuar Operator të Transportit rrugor të udhëtarve, të nderuara Media e mbi të gjitha të respektuar qytetarë të vendit,
Bazuar në faktin se jemi të ballafaquar me këtë dimër të vonshëm në pranverë dhe Interesin publik të qytetarëve në këtë kohë acari e pandemie dhe dhe agjendën politike për konsolidim të institucioneve të vendit, Këshilli dtejtues dhe organizativ i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarve mori këtë vendim:

  1. Pezullim të përkohshëm të protestës për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike.
  2. Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e grevës
  3. Ti japim kohë Qeverisë në ardhje për reflektim pozitiv dhe avancim të dialogut publiko privat
  4. Jemi të habitur me mosreagimin e mësimdhënëse për mungesën e nxënësve në shkollë gjatë prostestës 5 ditore.
  5. Për çdo vendim tjetër këshilli organizativ i protestës do të ju njoftojmë me kohë.
    Falenderojë të gjithë operatorët e transportit rrugor të udhëtarve që morën pjesë në protestë!
Share: