Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Nehat Thaçi është pezulluar nga pozita e  drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të z. Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së”, ka thënë Sallahu.

Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së.

Para rreth një muaji, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka inicuar procedurat e shkarkimit të drejtorit të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi në Këshillin e Vlerësimit dhe Disiplinës.

Kjo për shkak të dhënies në shfrytëzim të pronës së ish-motelit “Vicianum” në Vushtrri.

Share: