Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia e Kosovës apelon për kujdes më të shtuar për pjesëmarrësit në trafik

Prishtinë 8 janar 2021,


Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është
e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe
kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, parasheh aktivitete të shtuara me
qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik, pasi që nga të reshurat
atmosferike, zvogëlohet dukshmëria dhe paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor.
Andaj përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të
gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe
shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të
pasur një siguri më të madhe në trafik përgjatë sezonit dimëror.
Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të
cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, Policia e Kosovës do të ndërmerr masa
ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *