Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se ka gjetur dhe konfiskuar armën, me të cilën është kryer vrasja e një personi në fshatin Volljakë të Klinës, të enjten mbrëma.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një fishek.

“Lidhur me rastin, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur në kryerjen e veprës në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një fishek. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë të enjten në mbrëmje, në parkingun e një restoranti në fshatin Volljakë të Klinës.

Policia ka arrestuar pesë persona për rastin, katër prej të cilëve dyshohen për kryerjen e vrasjes, ndërkaq tjetri për ndihmë pas kryerjes së vrasjes.

Nga pesë të arrestuarit, katër janë vëllezër dhe tjetri është axha i tyre.

Share: