Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Sekuestrohen qindra çadra e shezlongë pa leje

Pak ditë pas vrasjes së katërfishtë në Velipojë, si pasojë e një konflikti për ndarjen e parcelave në plazh, autoritetet kanë nisur aksionin “Bregdeti ynë” në disa prej zonave bregdetare në Shqipëri.

Që në orët e para të mëngjesit Policia Bashkiake, e mbështetur nga Policia e Shtetit ka bërë verifikimin e 27 subjekteve në Velipojë dhe Shëngjin, në 2 prej të cilëve kanë konstatuar se kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja e marre në e-Albania, duke hequr 40 shezlongë dhe 20 çadra.  

Por gjatë aksionit nuk kanë munguar as përplasjet. Një pronare hoteli në vijë të parë thotë se nuk ka marrë akoma lejen e plotë për çadrat, siç i kishte vitin e shkuar edhe pse ka aplikuar në portalin e-Albania.

Edhe në Durrës policia ka ushtruar kontrolle kundër zaptimit të rërës në mënyrë të paligjshme, duke sekuestruar shezlongë e çadra.Gjatë aksionit nga Përroi Agait në drejtim të zonës së “Plepave” në 7 parcela pa leje forcat blu larguan nga bregdeti rreth 290 shezlongë dhe 141 çadra.

Gjatë të mërkurës, verifikimet u ushtruan edhe në Darzezë, Seman, Divjakë ku u konstatuan në shkelje 3 subjekte duke larguar 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra. Ndërsa në Vlorë, Himarë e Ksamil janë kontrolluar 37 biznese, 5 prej të cilëae kanë rezultuar pa leje, si dhe janë larguar 95 shezlongë dhe 20 çadra.

Share: